This post is also available in: English (English) Español (Spanish) Deutsch (German) Dansk (Danish) Nederlands (Dutch)

Të jetuarit me një familje pritëse është një nga pjesët më emocionuese dhe më shpërblyese të programit „Up with People“. Partneriteti ndërmjet familjeve vendase dhe anëtarëve të kastit të „Up with People“ krijon një komunitet të vërtetë global. Së bashku do të mësoni dhe krijoni marrëdhënie me njerëz nga kultura dhe komunitete të ndryshme anembanë botës.

Që nga viti 1965, më shumë se 800 000 familje në mbarë botën kanë mirëpritur në shtëpitë e tyre anëtarët e kastit të „Up with People“. Zhvillimi kulturor që ndodh në ambientin e një shtëpie vendase – zbulimi i zakoneve, gjuhëve, ushqimeve dhe traditave të reja – është në qendër të përvojës së „UWP“ si për anëtarët e kastit ashtu edhe për familjet pritëse.

Ky është niveli më i lartë i integrimit kulturor. Anëtarët e kastit të „UWP“ mund të vijnë nga anembanë botës ose nga pjesa tjetër e qytetit. Pritësit mund të jetojnë në një apartament qyteti, në një shtëpi ferme në një zonë rurale, në një kasolle kashte apo në një shtëpi në periferi. Pavarësisht gjithçkaje, çdo qëndrim në familjen pritëse sjell mundësinë për të krijuar miqësi të përjetshme nga e gjithë bota. Dhe mirëkuptimi, dhembshuria dhe ndërgjegjësimi për ndërlidhjen tonë globale ndihmojnë për ta bashkuar botën në një mënyrë unike dhe të thellë.


Familjet pritëse të „Up with People“ ofrojnë:

  • Një ambient të sigurt dhe mikpritës për studentët e „UWP“
  • Njohuri rreth kulturës dhe komunitetit vendas
  • Një vend për të fjetur
  • Mëngjes dhe shumicën e darkave
  • Transport lokal në fillim dhe fund të çdo dite

Familjet pritëse të „Up with People“ përfitojnë:

  • Një përvojë integrimi kulturor si rezultat i ndarjes së zakoneve dhe traditave midis anëtarëve të kastit dhe familjes
  • Ekspozimin ndaj një filozofie dhe mendësie prej qytetari të botës
  • Mundësinë për t’i shërbyer komunitetit të vet, duke punuar krah për krah me anëtarin e kastit në projekte vullnetarizmi
  • Lidhje të reja që shpesh shndërrohen në miqësi të përjetshme
  • Dy bileta falas për shfaqjen e „Up with People“


Bëhu familje pritëse!

Je i interesuar të mësosh më shumë? Na informo dhe do të të mbajmë në dijeni! Do t’iu përgjigjemi me kënaqësi pyetjeve të tua dhe do të të kontaktojmë sapo të planifikohet një kast për turne në zonën tënde. Nëse ke dëgjuar se në komunitetin tënd do të vijë një kast, na kontakto.

„Më pëlqen fakti që përjetojmë një botë të re sa herë që vijmë në një familje të re pritëse. Çdo familje pritëse ka stilin e vet të jetesës dhe, sa herë që largohem nga një familje e tillë, ndihem e plotësuar dhe njëkohësisht më vjen keq që koha ka kaluar aq shpejt. Për mua, momentet më të veçanta janë gjërat e vogla: bisedat, të qeshurat në tavolinën e ngrënies dhe ndjesia e kthimit në shtëpi pas një dite të gjatë, edhe pse e di që nuk është shtëpia ime e vërtetë. Ndonjëherë ndarjet janë shumë të vështira, veçanërisht hera e parë: gjërat nuk shkuan gjithmonë vaj gjatë muajit që qëndrova në Denver, por familja ime pritëse më dha një mbështetje e madhe.“

Manuela Hirzel (Zvicër) udhëtoi me kastin A 2017 të “Up with People”